Makiavelizimi i një politikani

Postuar tek Komente me 06/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
 

 berisha_djerse_883235561
Nga:Anastas PJETRI

 
Asnjërit prej shqiptareve, deri tek ai me i humburi, nuk i vjen mirë  dhe njëkohësisht nuk duan ta besojnë, se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri “ishin një kthim prapa”. Se ndryshimet “prishen  balancën në mes pushteteve”. Se ndryshimet “forcuan më shume se ç’duhet Kryeministrin”. Konkluzione këto të institucioneve ndërkombëtare dhe opozitës së majtë. Në fakt nuk është  hera e parë që dëgjojmë gjëra  të tilla. Ne i kemi parë, dëgjuar dhe provuar të tilla episode dhe bashkë me to dhe pasojat.

lexo me teper »

Vota për lirinë pa korrupsion

Postuar tek Komente me 06/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga:Bashkim  KOPLIKU

Shqiptarët duhet të votojnë me mend këtë vit: mjaft bënë budallain: shihe ujkun karshi, e thuaj bëje Zot ëndërr.  Ujku është e vjetra, e kaluara jonë 70 e sa vjeçare, e cila personifikohet me emrin e Sali Berishës, sekretarit të partisë komuniste, që na gënjen se gjoja është rinovuar.  Në votimet e këtij viti, vota mund t’i jepet kujtdo tjetër, vetëm se jo partisë berishiste, e cila për katër vjet me radhë veçse demonstroi babëzi për pushtet, mbi kurrizin e secilit prej nesh, në dëm për të gjithë ne. 

lexo me teper »

A jemi të lirë?

Postuar tek Komente me 04/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga:Agron TUFA

Pyetja - a jemi të lirë? – është çështje aq e madhe, sa të zë gojën e të bllokon, sapo merr t’i përgjigjesh - çka do të thotë se dështon qysh në rreshtin e parë të përgjigjes. Sepse nuk e dimë çështë liria që të mundemi, mandej, t’i përgjigjemi. Zakonisht nocionin e lirisë e lidhin me raportet e saj përbllë të Vërtetës. Por dhe e Vërteta është një nocion po aq abstrakt sa ç‘është Liria.
lexo me teper »

Monolog ne shumes me Trifon Xhagjiken

Postuar tek LETERSI me 03/01/2009 nga Lajmi – Comments Off




Shkruan:Faruk MYRTAJ


Ajo ishte zgjedhja jote, ne bëmë zgjedhjen tonë. Ti zgjodhe ikjen për të mbetur, ne zgjodhëm mbetjen për të ikur!
Në rregull, pra! Atëherë përse vjen e na shfaqesh herë-pas-here përmes ca vjershave që, pikërisht për shkak të asaj zgjedhjeje, mbetën të pabotuara në gjalljen tënde, të fshehura diku, për të ta rrëmbyer e fshehur edhe jetën tënde, ca më vonë?!
lexo me teper »

Shtohen masat e sigurisë në Veri

Postuar tek Kosova me 03/01/2009 nga Lajmi – Comments Off




Gjashtë persona janë lënduar në dy shpërthime që kanë ndodhur të premten në mbrëmje në pjesën e banuar me shumicë serbe në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Policia thotë se shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një kafeneje në veri të Mitrovicës duke dëmtuar shtatë makina.
lexo me teper »

Fillimi i ri

Postuar tek Komente me 03/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes




Nga:Artan MULLAJ


Mund të supozohet se ky fillim i ri ne Vitin e Ri, na gjen sërish në një shoqëri të dëshpëruar së brendshmi; ndërsa qytetarët shpirtthjeshtë, të heshtur dhe kokëulur mund të konsiderohen si “shpërblimi” më i madh për qeveritarët e korruptuar dhe të kënaqur shumë me arritje të paqëna, e kundërta, politikanët tanë mund të përfytyrohen si “dënimi” më i egër për shoqërinë.
lexo me teper »

Hyseni pret 70 njohje deri në verë

Postuar tek Kosova me 02/01/2009 nga Lajmi – Comments Off




Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, pret shtim të numrit të shteteve që do ta njohin Kosovën gjatë vitit 2009. Vetëm në pjesën e parë të vitit në të cilin sapo hymë, sipas kryediplomatit kosovar, numri i vendeve që do ta njohin shtetin e ri do kalojë 70-shin.
lexo me teper »

Kur flet Bollano

Postuar tek Poezi me 02/01/2009 nga Lajmi – Comments Off




Nga:Shahin KOLONJA


Vasil Bollano ne vazhdimesi leshon deklarata antishqiptare qe bien ndesh jo vetem me kushtetuten shqiptare por dhe me te drejtat nderkombetare.Qeveria e “djathte” e Berishes hesht sikur ska ndodhur gje.Rama feston “netet e bardha” duke harruar qe ekziston nje Atdhe.Meta ben greve per ndenjesen ne parlament.Vetem Dulja lufton ne mbrojtje te antiligjit sepse si ortak i te gjitheve dhe nje filogrek i terbuar,kerkon te mbroje kamikazin helen,Bollano.Mjere ne per keta politikane qe kemi….

lexo me teper »

TREGIM PËR KONJAKUN DHE QERSHITË

Postuar tek Komente me 02/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes




Dialog me mikun dhe retë e bardha


Nga:Eduard FRROKAJ


Fort i dashur mik dhe ju re të bardha në hapësirë


1.Fundi i një viti është mbledhje e një bilanci,kështu iku edhe një vit krenar në jetën e shqiptarëve, natyrisht ky është portreti që e lexojmë apo e shikojmë në Tv.
lexo me teper »

Natyra njerezore dhe prishja e kompromisit….

Postuar tek Komente me 01/01/2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes




Nga:Alfred BUSHI


Fati tragjik i njerëzimit, tashmë qesharak dhe shumë i dukshëm, duket si diçka të cilën teologjitë e deritanishme e kanë profetizuar por pa hasur atë tokë pjellore ku fara e hedhur prej tyre do lindte frytet e para me të cilat do ushqehej njeriu.
lexo me teper »